Kategoria Superiore

Gega: Djemtë dhanë maksimumin, nuk dorëzohemi

Skënderbeu mori vetëm një pikë në sfidën me Kukësin, por për trajnerin Skënder Gega futbollistët e tij kanë dhënë maksimumin. Në “Gol pas Goli”, tekniku i skuadrës korçare deklaroi:

“Të gjithë futbollistët kanë dëshirë të shënojnë, nuk do të doja që të gabonte Vrapi. Trajneri nuk ka pengje, jam i kënaqur, sepse kemi marrë me tepër se maksimumin. Mensah nuk kishte dalë asnjë ditë në stërvitje, sakrifikuam, Berisha ka qenë me ngacmime muskulore. Duhet të marrim secili përgjegjësitë dhe të japim maksimumin. Në përgjithësi jam i kënaqur. Para një jave kam folur për atë që kishte ndodhur më parë me ekipin, po mendohem t’i jap atë që mendoj, shtyrjen dhe presionin e duhur që i duhet një ekipi. Sot luajtëm me një model tjetër, besoj se shkoi mirë, përveçse rezultatit, që mund të ishte më i mirë. U dënuam me penallti që në fillim, barazuam, kishim raste për të fituar, por nuk kam çfarë t’u them djemve, i urova për ndeshjen që zhvilluan. Nuk mund të kompensohen në sfidën me Kukësin pikët që janë lënë më parë.”

Gjendja psikologjike: “Jam munduar t’i qetësoj gjatë gjithë kohës, por nuk mund të flas me të gjithë lojtarët gjatë 90 minutave. Edhe nëse nuk jemi shumë efektivë, pasi kishim mundësi t’i ndëshkonim me pasin e fundit, pjesa tjetër të ketë ekuilibër. Nuk dorëzohemi, edhe në kategorinë e tretë po të jetë Skënderbeu, do të mundohem të jap maksimumin.”

Pretendimi për penallti: “Nuk mund të paragjykoj gjyqtarët. Interpretimet janë të ndryshme, me aq sa shoh, dora është e mbledhur. Nuk kthehet më prapa ajo që ka ikur. Çdo ekip që është në Superiore luan deri në minutën e fundit, nuk është e drejta e askujt të ndikojë në rezultatet e skuadrës. Me arbitrin fola vetëm për një karton të verdhë, që mund të mos jepej. Emrat nuk ia di gjyqtarëve, por fytyrat po.”

Fitoret e kundërshtarëve: “Mund të fitonte Skënderbeu sot dhe mund të paragjykoheshim. Mos ma bëni më këtë pyetje, unë i uroj kundërshtarët për fitoret”.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency