Kategoria Superiore

Gega para Egnatias: Shpresoj të mos kalohen caqet, matematika na lejon të besojmë

Skënderbeu luan një nga shanset e fundit për mbijetesën në Superiore teksa të dielën pret Egnatian. Trajneri i korçarëve, Skënder Gega foli në konferencën e shtypit ku theksoi se skuadra është e detyruar të luaj vetëm për fitore ndërsa shtoi se matematika i lejon të besojnë.

“Do të luajmë për fitore, sepse asnjë gjë s’ka përfunduar. Matematika na lejon që të luftojmë deri në fund. Nesër do të jetë si ndeshje finale. Për ne është finale sepse është rival, edhe pse është shumë pikë larg nesh. Egnatia ka bërë një fazë të tretë shumë të mirë, gëzoj respekt. Është ndeshja jonë, do të mundohemi të marrim maksimumin.

Shpresoj të jetë ndeshje “Fair-Play” dhe mos kalohen caqet. Në çdo lloj pune ka debate. Çdo gjë është në rregull, grupi është në harmoni të plotë. Është java më e mirë për ne. Te Skënderbeu, 4-5 veta janë 50 % e ekipit. Mes lojtarëve, ka kualitet, ka ndryshim”, u shpreh Gega.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency