Kategoria Superiore

Gega: Terreni ndikoi në cilësinë e lojës, na u mohua një 11-metërsh

Skënder Gega kishte rezervat e tij për ndeshjen e barazuar ndaj Laçit në transfertë. Sipas trajnerit të të kuqve, cilësia e fushës ndikoi në lojën e të dyja skuadrave. Mendoj se fusha ndikoi në cilësinë e lojës për të dyja palët. Ne stërvitemi me bar sintetik dhe të kalosh në fushë jo të përshtatshme ka ndikim, gjëra që ndodhin në Shqipëri. Erdhëm me qëllim të fitonim, loja kishte ulje-ngritjet e veta, por jam i kënaqur se luajtëm me balancë.”

11-metërshi i padhënë: Nuk dua të ngutem. Unë nuk jam emocional, por futbollisti i Laçit ka shkuar me vrull te lojtari ynë. Megjithatë, janë gjëra që nuk kthehen mbrapsht. Gjyqtari duhettë ketë guzim të madh që në të qindën e sekondës të marrë vendim në Laç apo fusha kundërshtare. Ne kishim shanset tona. Jam i kënaqur se ekipi po ndërtohet. Ka gabime, sigurisht, në sulm e mbrojtje, por po mundohemi t’i korrigjojmë për ndeshjet e ardhshme. Me një vendim të gabuar, pro apo kundër nesh, prishet bukuria e lojës. Nuk do të hyj në çështjen e arbitrave. Nëse klubi ka ndonjë mendim, do të dalë me një vendim të qartë për mediat. Me aq sa pashë, mendoj se është penallti. Nuk është një penallti që vendos ndeshjen, aq më shumë në fillimin e takimit, por natyrisht që do të na ndihmonte se do ta fillonim ndeshjen 1-0.

Sistemi i lojës: Ne luajmë me 4-1-4-1, por dalim në sulm me tre, se Bardhi e Asani pjesën e sipërme e bëjnë mirë. Bardhi ka kaq vite te Partizani, por edhe pas kaq shumë vitesh është 21-vjeçar. Të gjithë stërviten mirë, ne duhet të koordinohemi në mesfushë. Jam i kënaqur nga Bardhi, ka marrë pjesë në çdo ndeshje, ka qenë pjesë e 90 minutave në Kupë. Ka nevojë të përmirësohet si çdokush.

Hebaj dhe Ibrahimi: Nuk korrigjohen menjëherë gjërat. Por sot jam i kënaqur me luftën e grintën. Hebaj u angazhua më tepër, pati më shumë mbështetje de shanse. Duhet të kemi besim te këta djem të rinj. Duhet pak durim se po punojnë mirë. Unë e kam këtë durim, ndaj po i fus në lojë. Mendoj se në pjesën e parë, përveç dy momenteve që ishte me vonesë, pjesën tjetër Ibrahimi e bëri mirë. Në gjëra të veçantë ka eksperiencë, është agresiv, ka pasin e mirë, edhe ai, kur punon gabojnë si çdokush. Sot për sot ai është zgjedhja më e mirë që kam.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency