Serie A

Genoa befason Lazion në “Olimpico”, Laxalt gol 3-pikëshi në shtesë

Rezultoi shumë më e vështirë se ç’ishte parashikuar për Lazion sfida me Genoan në “Olimpico”, e fundit për javën e 23-të të Serisë A. Bardhekaltrit, aktualisht në vendin e tretë, morën një goditje të rëndë para tifozëve të tyre, duke u mposhtur 1-2 në kohën shtesë.

Pas një pjese të parë të kujdeshshme nga të dyja skuadrat, takimi u zhbllokua në minutën e 55-të nga Goran Pendev, që e befasoi Strakoshën me një goditje të lehtë por shumë të zgjuar që përfundoi në rrjetë.

Lazio u kundërpërgjigj vetëm 5 minuta më vonë me një devijim diagonal të Parolos, që ktheu baraspeshën në rezultat.

 

Lazio tentoi me të gjitha mundësitë e saj për të gjetur edhe golin e fitores, madje rrezikoi të ndëshkohej me të dytin, si në rastin e minutës së 81-të kur Laxalt e çoi topin në rrjetë, por që për fatin e mirë të Lazios nuk u konsiderua i rregullt nga sistemi VAR.

Gjithsesi, në kohën shtesë sulmuesi uruguajan meritoi të festonte golin e fitores pë skuadrën e tij, pasi një goditjeje të bukur me kokë.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency