Merkato

Genoa lëviz në merkato, Junior Messias dhe Kucka drejt veshjes kuqeblu

Krahas përpjekjeve për të siguruar mbijetesën edhe matematikisht, Genoa po punon edhe për të ndërtuar një skuadër konkurruese sezonin e ardhshëm, duke piketuar lëvizjet që pritet të bëjë gjatë merkatos së verës.

Kështu drejtuesit do të duhet të zëvendësojnë maqedonasin Goran Pandev, i cili ka njoftuar tërheqjen pas Kampionatit Europian dhe emri në krye të listës është ai i fantazistit të Crotones, Junior Messias.

Ky i fundit ka bërë një sezon mjaft të mirë, por pritet të largohet nga skuadra kalabreze në fund të sezonit, pasi nuk dëshiron të rikthehet në Serinë B dhe Genoa është ekipi më i interesuar për shërbimet e Messias.

Një tjetër emër në listën e drejtuesve të klubit kuqeblu është edhe ai i sllovakut Juraj Kucka, që ka qenë pjesë e ligurëve edhe në periudhën 2011-2015, por me Parmën që ka marrë rrugën drejt Serisë B, është gati të rikthehet e të vijojë karrierën në “Marassi”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency