Serie A

Genoa shkarkon Juric, pritet rikthimi i Ballardinit

Humbja në derbin me Sampdorian i ka kushtuar rëndë kroatit Ivan Juric i cili është shkarkuar nga detyra si trajner i Genoas. Ashtu siç edhe pritej drejtuesit e klubit kuqeblu vendosën t’i japin fund bashkëpunimit me Juric. Vetëm 6 pikë të grumbulluara në 12 ndeshje dhe vendi i parafundit në renditje me skuadrën që rrezikon seriozisht mbijtesën vulosën largimin e trajnerit kroat nga stoli i Genoas. Drejtimin e ekipit për ta marrë Davide Ballardini për të cilin bëhet fjalë për një rikthim te Genoa pas eksperiencave në 2010 dhe 2013-n.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency