Kategoria Superiore

Gentian Mezani: Me golat e Bregut, fituam 5-0

Trajneri i Luftëtarit, Gentian Mezani, deklaroi në intervistën me panelin e “Gol pas Goli” se nuk e priste fitoren, edhe pse besonte se nuk do të humbiste.

A ishte ky Luftëtari më i mirë që keni drejtuar?

Unë mendoj se sot pamë një Luftëtar ndryshe. Kjo nuk do të thotë që me 1 fitore kemi dalë nga ajo gjendje. Mendoj që do jetë një hap i mirë për vazhdimësinë.

Demo rezultoi efikas në sulm…

E kisha merakun e Bregut për Demon dhe nuk doli siç e mendoja në fazën mbrojtëse, por doli në fazën sulmuese, sepse është një lojtar i ri dhe ka cilësi teknike mjaft të mira, që i vendosi sot mjaft mirë në shërbim. Sot do të thosha rezultati ishte 5-0 për Luftëtarin, pasi Bregu ka luajtur gjatë te Luftëtari.

Besonit se mund të fitonit sot?

Jam ndëshkuar shumë herë dhe nuk flas, nuk dua të bëj polemika. Nuk dua ta shikoj fare edhe penalltinë. Unë dua të them se kam besuar shumë që nuk do të dilja pa pikë nga kjo ndeshje. Jo se do e fitoja, por një ndeshje futbolli i ka 3 rezultatet. Fitorja erdhi në momentin më të mirë të mundshëm. Pas 3 rezultateve negative, ishte shumë pozitive. Kam parë gjatë javës një skuadër të karikuar dhe të motivuar.

Penalltia është dhënë për ndërhyrjen e Sambu dhe jo për prekjen me kokë…

Tani që e shikoj, është penallti. Normalisht, ka kapur këmbët e lojtarit. Te Luftëtari nuk më pëlqyen goditjet e dënimit pranë zonës, mbi 10 faulle shumë të rrezikshme, lojtarët shumë agresivë afër zonës. Ishim goxha nervozë, ia kërkova edhe çunave që të kishim kujdes me goditjet standarde afër zonës. Është një bosht që vjet kanë bërë mirë, dhe e kanë të papranueshme këtë moment që janë. Nervozizmi është më i lartë, plus edhe rezultatet bëjnë të veten. Është i pranueshëm nervozizmi nga renditja, rezultatet si edhe kundërshtari. Me ata cilësi, mund edhe të na ndëshkonin.

Ç’mund të na thoni për pagat e prapambetura?

Ne kemi marrë një garanci, kemi besimin te drejtuesit. Kemi edhe drejtorin e ri, që po qëndron afër skuadrës. Shpresoj që të ketë ardhur me këmbën e mbarë.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency