Kategoria Superiore

Gentian Nora: Problemet financiare të zmadhuara

Gentian Nora deklaroi para ndeshjes Skënderbeu-Luftëtari se situata e pakëndshme për shkak të problemeve financiare erdhi si rezultat i zmadhimit të problematikave. Sipas tij, brenda javës së ardhshme të gjithë do të marrin pagat e prapambetura, por njëkohësisht duhet reaguar edhe në fushën e blertë, ku synohen 4 pikë në 2 ndeshje.

“Kemi pasur gjithnjë vonesa në të shkuarën, kur isha pjesë e Luftëtarit, por këtë radhë kanë dalë në dritë dhe janë zmadhuar më shumë sesa duhet. Kam qenë i pranishëm në mbledhjen e fundit dhe lojtarëve u është kujtuar që javën e ardhshme do të likuidohen financiarisht. Mund të them atë që na kanë thënë ne aksionarët: brenda javës së ardhshme do të zgjidhjen problemet financiare dhe duhen marrë 4 pikë në 2 ndeshjet e radhës.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency