Champions League

Gerard Pique “ngjall” Barcelonën, Salzburgu “fundos” Wolfsburgun

Gerard Pique fut në lojë Barcelonën në Grupin E kualifiues të Championsit, ku në dy sfidat e para “blaugranat” u mundën me të njëjtin rezultat 3-0 si nga Bayerni ashtu edhe nga Benfica. Në raundin e tretë të ndeshjeve, skuadra e Ronald Koemanit triumfoi minimalisht përballë Dinamos së Kievit falë finalizimit të mbrojtësit veteran, Pique, që devijoi drejt rrjetës një krosim të Jordi Albas.

Në sfidën tjetër të zhvilluar mes Salzburgut dhe Wolfsburgut, skuadra austriake triumfoi 3-1, duke vënë në pozitë të vështirë “ujqërit” në Grupin G, ku mbajnë vendin e fundit me vetëm dy pikë. Takimin e zhbllokoi talenti i Salzburgut, Adeyemi, por skuadra gjermane u kundërpërgjigj brenda pjesës së parë me Nmecha.

Gjatë fraksionit të dytë Okafor shënoi dy herë për ekipin austriak për rezultatin përfundimtar 3-1.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency