Gervinho kërkon falje dhe riintegrohet te Parma
Gervinho ishte i destinuar të largohej në janar ndërsa tani situata ka ndryshuar plotësisht. Prej ditësh sulmuesi është i pezulluar nga klubi për sjelljen e tij pasi nuk u paraqit sepse dëshironte të kalonte në Katar te Al Sadd me të cilët nuk u arrit marrëveshja. Mësohet se 32-vjeçari u ka kërkuar ndjesë drejtuesve dhe trajnerit D’Aversa dhe në ditët në vazhdim do të riintegrohet me skuadrën për të vazhduar normalisht pjesën e mbetur të sezonit. Në verë mendohet që klubi do të largojë përfundimisht sulmuesin kundrejt një shume prej 7-8 milionë euro.



