Legjionarët

Getafe “shtyn” për sulmuesin kuqezi, por ka interes edhe nga Anglia

Rey Manaj me shumë mundësi do ta vijojë karrierën futbollistike në Spanjë, por sigurisht jo te Barcelona, që zotëron kartonin e tij. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, sipas gazetarit italian, Gianluca Di Marzio, pritet të përfundoje te Getafe. Klubi nga rrethinat e Madridit është në bisedime të avancuara me Barcelonën, por klubi “blaugrana” ka si alternativë edhe shitjen tek Whatfordi, në Angli (Championship).

Sezonin e kaluar, Manaj veshi fanellën e Spezias në Serinë A, në formë huazimi nga “blaurganat”, por në përfundim të kampionatit klubi italian hoqi dorë nga blerja e kartonit të lushnjarit, pasi e konsideroi të shtrenjtë për buxhetin e saj. Në 29 ndeshje në Serinë A, sulmuesi i datëlindjes 1997 mundi të shënonte 5 gola.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency