Giacomo Vrioni pranë huazimit te Cittadella po në Serinë B
Giacomo Vrioni pritet të ndryshojë skuadër gjatë ditëve në vazhdim. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, i cili luajti sezonin e kaluar te Venezia, me shumë mundësi do t’i bashkohet Cittadellas në Serinë B.
20-vjeçari është në pronësi të Sampdorias, teksa nga vera e vitit 2017 ka luajtur i huazuar, fillimisht te Pistoiese e më pas te Venezia.
Na kampionatin e kaluar u aktivizua në 24 ndeshje me skuadrën nga Veneto, duke realizuar 1 gol dhe dhënë 2 asiste.
Si Sampdoria ashtu është sulmuesi kuqezi besojnë se huazimi te Cittadella do t’i japë më shumë mundësi aktivizimi për të treguar vlerat.
Giacomo Vrioni konsiderohet një sulmues me të ardhme, tek i cili i kanë sytë edhe drejtuesit e përfaqësueses shqiptare.



