Serie A

Giampaolo nuk justifikohet: Sterilë në sulm, duhet të ndryshojmë

Humbje që në ndeshjen debutuese në Serinë në stolin e Milanit për trajnerin Giampaolo, i cili shpjegoi në përfundim të sfidës me Udinesen se ka marrë indikacionet e duhura, për të rregulluar diçka në sfidat e ardhshme, sidomos në aspektin sulmues.

“Pas kësaj humbjeje pa shumë gjëra për të cilat duhet të reflektoj. Kam arritur të kuptoj se çfarë bëmë mirë e çfarë bëmë keq. Përtej zotërimit të topit, duhet të luajmë më mirë në sulm. Ndoshta nuk është faji i djemve, por i karakteristikave që ata kanë. Mënyra sesi luajtëm në sulm nuk më pëlqeu, jemi sterilë. Nuk ka asgjë për të hedhur poshtë, por për të rregulluar.”

Por a pret Giampaolo të tjera përforcime në ditët e mbetura të merkatos?

“Nuk më interesojnë këto gjëra, unë duhet të mendoj për ndeshjen dhe sesi t’i bëj 3 sulmuesit që të funksionojnë krah njëri-tjetrit me cilësitë që kanë.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency