Giampaolo: Të largohem nga Milani? Kurrë! Unë nuk dorëzohem
Duhet të gjejmë një zgjidhje për të lënë pas këtë krizën. Të largohem? Kurrë, kush ikën do të thotë që është dorëzuar”. Fjalë këto të trajnerit të Milanit Marco Giampaolo në një intervistë për programin televiziv italian “Le Iene”. Klubi i ka konfirmuar edhe njëherë besimin ish-trajnerit të Sampdorias gjatë këtyre ditëve, ndërkohë që ndeshja ndaj Genoas e kësaj të shtune mund të rezultojë stacioni i fundit për Giampaolon pasi në rast të një tjetër rezultati negativ, Maldini dhe Boban mund të vendosin ta shkarkojnë nga detyra.



