Gian Piero Ventura kërkon “rehabilitimin” te Salernitana
Gian Piero Ventura rikthehet në krye të një klubi, pas dështimit me Italinë në kualifikueset e Botërorit. Në fakt, tentoi të rifitonte diçka nga reputacioni i tij u humbur edhe në stolin e Chievos, në tetor të 2018-ës, por u detyrua të jepte dorëheqjen nga skuadra veroneze vetëm pas 3 humbjesh dhe 1 barazimi.
71-vjeçari është zyrtarizuar në krye të Salernitanës në Serinë B, skuadër e cika ka si pronar presidentin e Lazios, Claudio Lotito.
Ventura pason në këtë detyrë Leonardo Manichinin, një emër i njohur sidomos për tifozët e Tiranës, pasi ka drejtuar bardheblutë në vitin 2005.



