Kosovë

Giresse: Mungesat na penalizojnë, do të bëjmë disa ndryshime

Në prag të ndeshjes me Irlandën e Veriut, trajneri i Kosovës, Allain Giresse doli në konferencën e zakonshme për shtyp, ku foli për mungesat dhe zbuloi se do të jetë i detyruar të bëjë disa ndryshime në formacion.

Tekniku francez i dardanëve pranoi se ngarkesa fizike është e lartë në këtë fund sezoni, teksa tha se mosha e re dhe mungesa e eksperiencës sjellin shpesh mungesë rezultatesh.

“Vijmë pas një humbjeje që nuk e prisnim dhe natyrisht që na del për detyrë të reagojmë sa më shpejt ndaj Islandës. Kemi disa mungesa dhe jemi pak në vështirësi, pasi nuk do të kemi në dispozicion lojtarë që janë shumë të rëndësishëm në pozicionet e tij.

Mungesat do të sjellin ndryshime në formacion, sidomos në krahun e majtë në mbrojtje, që ishte edhe pjesa problematike që në fillim të grumbullimit. Sa i përket Muriqit, do të shohim sërish sot situatën dhe shpresojmë që të jetë gati për ndeshjen e radhës.

Për shkak të moshës së re, po vërehet edhe mungesa e përvojës në ndeshje të tilla dhe për këtë arsye nuk po kemi rezultate të kënaqshme nganjëherë.

Padyshim, pjesa fizike është shumë e rëndësishme, sidomos në ndeshje kundër britanikëve që vrapojnë shumë. Kështu që, ne duhet të jemi sa më mirë të përgatitur për këtë përballje”, u shpreh trajneri Giresse.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency