La Liga

Girona dhe Barça, kërkesë për të luajtur në Shtetet e Bashkuara

La Liga, Girona dhe Barcelona i janë drejtuar me një kërkesë zyrtare Federatës Spanjolle të Futbollit që të japë autorizimit për zhvillimin e derbit mes këtyre dy skuadrave në “Hard Rock Stadium” të Miamit. Ishte vetë La Liga që që e komunikoi vendimin në një qëndrim zyrtar, teksa në mes të gushtit kishte arritur marrëveshjen me shoqërinë Relevant që një ndeshje e kampionatit spanjoll të zhvillohen çdo vit në Shtetet e Bashkuara, më qëllim promovimin e futbollit të vendit iberik.

Në fakt, ky vendim i La Ligas ka shkaktuar mjaft polemika në Spanjë, sidomos nga organizatat e tifozëve dhe Shoqata e Futbollistëve, me këtë të fundit që një ditë më parë siguronte se “vendimin përfundimtar do ta merrnin lojtarët”.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency