Girona realizon mrekullinë, ngjitet ne La Liga
Mbrëmje e madhe për Gironan, që përkundër çdo parashikimi, mposhti në transfertë Tenerife, duke fituar kështu vendin e fundit të mbetur vakant për në La Liga.
Pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë, në rikthimin e play off-it për ngjitjen në kategori, katalanasit që kishin në dispozicion vetëm një rezultat nga tre, (ju duhej të fitonin me çdo kusht për të arritur promovimin në elitën e futbollit spanjoll), ja dolën të realizojnë objektivin duke triumfuar 1-3.
Pas një pjese të parë të ekulibruar, gjithçka ndodhi në të dytën, vendimtar ish lojtari i Rexhinës Stuani nga pika e bardhë e 11-metërshit, pastaj një autogol i Leon, dhe në fund një gol i siguruar nga Arnau Martinez.
Ishte i Ruiz goli i barazimit të përkohshëm të Tenerifes. Bëhet fjalë për një sukses të madh ky për Girona-n, që është një klub në orbitën e City Group, kompanisë që ka në pronësi shoqërinë katalanase dhe është shumë pranë akordit edhe për blerjen e Palermos, që së fundmi u ngjit në Serinë B në Itali, falë fitores në play off-in e Serisë C të siguruar një javë më parë me suksesin ndaj Padovas.



