Giroud luan pak, por Lampard e konsideron të rëndësishëm
Oliver Giroud është ende një lojtar i rëndësishëm për Chelsea-n. Kështu është shprehur trajneri i bluve të Londrës, Frank Lampard, pavarësisht se francezi ka luajtur shumë pak këtë sezon.
Në fakt, sulmuesi e ka deklaruar hapur se nuk është shumë i lumtur në Londër për shkak të minutave të pakta dhe se për këtë arsye dëshiron të largohet, por diçka të tillë duket se tekniku i ri nuk ka ndërmend ta lejojë.
Lampard është shprehur se ka biseduar disa herë me Giroud, duke ia bërë të qartë se ka besimin e tij dhe se mundësitë për të luajtur do të vijnë në sfidat në vijim. Oliver Giroud ka kontratë deri në qershor 2020 me londinezët, ndërkohë që ekipet e interesuara për të janë të shumta. Në rast se sulmuesi nuk rinovon, atëherë në qershor ai do të largohet me parametër zero.



