Gjashtë humbje radhazi, Muriqi pa trajner! Mallorca bind ”ish”-in e Atleticos
Vedat Muriqi u huazua nga Lazio te Mallorca në merkaton e dimrit. Sulmuesi dardan e nisi mirë aventurën iberike, shënoi dy gola, por në ndeshjet e fundit nuk ia ka dalë të ndihmojë skuadrën ishullore.
Mallorca regjistroi në fundjavë humbjen e gjashtë radhazi ndaj Espanyolit të Keidi Bares dhe tani renditet në vend të tretë nga fundit në La Liga, pozicion që të dërgon një divizion më poshtë.

Drejtuesit e klubit kanë vendosur të ndryshojnë, dhe kanë shkarkuar trajnerin. Luis Garcia e mbylli me 78 ndeshje aventurën në stolin e Mallorcas, ekip të cilin e riktheu në elitën e futbollit spanjoll.
Trajneri i ri pritet të jetë Javier Aguirre, 63-vjeçari meksikan që ka drejtuar më parë Atletico Madrid dhe kombëtaren e Meksikës. Aguirre ka punuar në Spanjë edhe me skuadra si Osasuna, Espanyol dhe Zaragoza.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



