Bundesliga 2

Gjasula shënon për të dyja skuadrat, Darmstadti ndan pikët me Karlsruhen (video)

Klaus Gjasula shënon dy gola në një ndeshje, por këtë e bën si në portën kundërshtarë dhe në atë të skuadrës së tij. Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, i aktivizuar titullar në radhët e Darmstadtit në sfidën me Karlsruhen në javën e 19-të të kampionatit, realizoi autogol në minutën e 22-të, ndërsa në fillim të fraksionin të dytë shënoi golin që ktheu ekuilibrat në rezultat. Vetëm tri minuta pas golit të Gjasulës, Holland realizoi sërish për Darmstadtin, që u duk se do të merrte fitoren, por Schleusener barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 71-të.

Miqtë ia dolën të shënon edhe golin e tretë me Isherwood, por për fatin e mirë të Gjasulës më shokë u anulua nga sistemi VAR. Për Darmstadtin rezultati 2-2 nuk ishte i kënaqshëm, pasi synimi i kësaj skuadre, që mban vendin e dytë me 36 pikë, është ngjitje direkt në Bundesligë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency