Conference League

Gjest fantastik i Romës, bileta falas për 166 tifozët që panë ndeshjen më të dobët të sezonit

Pasi eliminoi Leicesterin dhe siguroi kalimin në finalen e Conference League, që do të luhet në “Air Albania” më 25 maj, Roma është bërë protagoniste e një gjesti mjaft të bukur në raport me tifozërinë.

Kështu klubi italian ka vendosur t’u japë bileta falas për finalen e Tiranës, 166 tifozëve që ishin në Norvegji më 21 tetor, për të ndjekur një nga ndeshjet më të dobëta të skuadrës verdhekuqe, atë të humbur 6-1 ndaj Bodo/Glimt, pikërisht në grupet e Conference League.

Këtë nismë e ka njoftuar vetë klubi verdhekuq, që ndër të tjera ka deklaruar se me pjesën tjetër të biletave në dispozicion, do të hedhë një shorte për të shpërblyer tifozët e abonuar gjatë këtij sezoni në “Olimpico”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency