Kupa e Italisë

Gjest mjaft i bukur i Zhang, Interi me 300 “tifozë specialë” në finalen e Kupës

Interi është në garë për të dy trofetë sezonalë në Itali dhe kjo javë do të jetë mjaft e rëndësishme për zikaltrit, pasi mund t’i bëjnë sezonit një mbyllje perfekte, por mund edhe të dështojnë totalisht.

Trofeu i parë do të diskutohet mbrëmjen e të mërkurës në “Olimpico”, me Juventusin në finalen e Kupës së Italisë, sfidë për të cilën presidenti Zhang ka bërë një gjest mjaft te bukur për të gjithë njerëzit që punojnë në klub.

Kështu rreth 300 persona, qofshin magazinierë, pastrues, punonjës të ndryshëm administrate etj., janë ftuar të ndjekin nga shkallët e “Olimpicos” sfidën ndaj Juventusit, teksa shpenzimet e udhëtimit drejt kryeqytetit italian dhe biletat, i ka siguruar të gjitha klubi.

Ky ështe një gjest mjaft i bukur i presidentit të Interit, që synon të rritë ndjeshëm harmoninë në klub dhe t’i bëjë të gjithë të ndihen pjesë e familjes së madhe zikaltër.

Tani u takon Simone Inzaghit dhe futbollistëve të tij, të fitojnë në fushë dhe më pas të festojnë të gjithë bashkë suksesin në Kupën e Italisë, duke qenë se në kampionat gjithçka është në duart e Milanit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency