Gjici e do plot “Kukës Arena”/ Vendos autobusë falas në Kamzë, kur bëhet nisja
Drejtuesit e Kukësit duan një stadium të mbushur plot për takimin me Laçin. Sot do të inaugurohet stadiumi “Kukës Arena”, që do të shoqërohet me emocione dhe koncert festiv.
Më pas ndeshja ndaj bardhezinjve, e rëndësishme për objektivin Europë dhe vendin e dytë në Abissnet Superiore. Presidenti i nderit, Safet Gjici ka vendosur autobusë falas për tifozët.
LEXO EDHE: Nga këngëtari i njohur te ftesat për ish-trajnerët, detaje nga dita festive në Kukës
Në orën 16:30 do të nisen disa autobusë nga qyteti i Kamzës. Shumë tifozë do të kenë mundësinë për të udhëtuar falas drejt qytetit të tyre, për të shijuar gjithçka nga afër në këtë ditë festive.
Kukësi-Laçi do të fillojë në orën 20:00 dhe do të transmetohet në Supersport 3. Dy ekipet renditen në vend të tretë dhe të dytë, me bardhezinjtë që numërojnë 5 pikë më shumë se djemtë e Longos.



