Kategoria Superiore

Gjici-Milinkovic, një raport “dashurie”

Çfarë po ndodh në raportin mes presidentit të Kukësit Safet Gjici dhe trjanerit të tij Milinkovic, dhe si ka munësi që presidenti i cili kërkon gjithnjë vetëm të fitojë nuk e ka vënë ansjëherë në diskutim trajnerin pavarësisht se ndoshta gara për titull nuk është më aq e arritshme. Mesa duket këtë rradhë nuk kanë vendosur as rezultatet e as mënyra e lojës. Burime pranë klubit kukësian bëjnë me dije se presidenti nëse do kishte dashur do ta kishte shkarkuar trajnerin ose do e kishte larguar,ca më shumë pasi ky i fundit pas humbjes me Partizanin ka shkuar në zyrën e numrit 1 të klubit dhe ka thënë: “Unë po iki, sepse ndoshta këtë ekip nuk   nxjerr dot kampion”. Gjici ka reaguar menjëherë: Ti nuk ikën vetë, nëse do ikësh do të shkarkoj unë. Vazhdo punën i qetë dhe mendo për merkaton e janarit.Një situatë disi ndryshe për një klub ku presioni për rezultatin ka ekzistuar gjithnjë.

Burimet pranë klubit bëjnë me dije se sidomos mënyra sesi punon trjaneri dhe sesi ai raportohet me presidencën e kanë bindur Gjicin që pavarësisht rezultateve trajneri nuk duhet të preket. Kukësi ndoshta nuk është për kampion përpara ka një test të vërtetë me Skënderbuen në Korçë , por sigurisht që me pak kujdes mund të kapë Kupat e Europës dhe në këto kushte të ndërrosh trajnerin në këtë situatë me siguri nuk do ishte diçka inteligjente. Megjithatë disa nga premtimet e verës kanë ikur. Superkupa, kampionati dhe kupa. Kampionati ka ende ndonjë finale, kupa pastaj mbetet për t’u luajtur. Superkupën e Shqipërisë, Kukësi e humbi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency