Gjici në “Zona Gol”: Ky, kampionati me më shumë rivalitet
I ftuar në “Zona Gol”, presidenti i Kukësit, Safet Gjici, deklaroi se kampionati aktual është shumë i rivalizuar për sa i përket titullit kampion. Fillimisht, numri 1 i klubit verilindore, u pyet pyet për ekipin europian që ka në zemër dhe për mundësinë e përdorimit të sistemit VAR në Superiore.
“Jemi të ndarë në familje. Dy çunat e mi janë me Realin, unë me Barcelonën, debatojmë bashkë. Do të kisha shumë qejf që Kukësi t’i ngjasonte Barcelonës, por jemi shumë larg. Me Realin ndoshta mund të ngjasojë pak tani, sepse nuk është Ronaldo më dhe tani jemi në Shqipëri. VAR-i? Në fakt, po të ishte këtu, do ishte mirë. Por, besoj se është kosto e lartë për Shqipërinë, dhe nuk besoj se realizohet. 99.99% të rasteve i jep hakun atij që i takon. Messi i Kukësit? Si Mesi nuk ka tjetër në Tokë, pas 50 apo 100 vitesh mund të vijë një tjetër. Por, edhe ne kemi disa lojtarë që i zgjidhin ndeshjes. Ka qenë Pero Pejiç, kemi fituar në minutat e fundit prej tij. Por, janë të rrallë, me pikatore.”
Barazimi në “Niko Dovana”: Partizani është në vend të parë, me meritë, por kampionati është më i fortë se të tjerët. Edhe Teuta është skuadër rivale. E pashë një pjesë dhe më pëlqeu. Ekipet ishin për t’u lavdëruar. Më pëlqeu edhe se janë rikthyer tifozët, dhe kjo e bën më të bukur akoma ndeshjen. Të luajnë dy ekipe të forta dhe mos ketë tifozë, është e kotë. Kjo është një shkëndijë e mirë. Ekipet kanë punën e vet, ne kemi konkurrencë me ta, dhe nuk jemi hipokritë të themi që një barazim nuk na interesonte.
Ovjektivi titull: Kampionati është llogaritur deri në fund, por jemi në rrugën e duhur. Nuk luajmë dot në Kukës dhe ky është një penalizim i madh, por ajo që na ka dëmtuar më shumë, janë dëmtimet e lojtarëve. Musolli, Rrumbullaku e disa të tjerë.
Musolli përjetë te Kukësi: Është lojtar i Kukësit deri kur të lërë futbollin. Dashakeqësit e interpretojnë si të duan pastaj. E kam takuar në fillim, dhe donte të rrinte në Kosovë meqë është nga andej. Por, ne nuk mund ta largonim nga Kukësi, sepse ka vite dhe ka qenë lojtar i mirë për ne. Në Kosovë ai pa dhe nuk gjeti mundësitë për t’u rikuperuar, dhe ndenji në Tiranë. Ishte një keqkuptim ndoshta i Musollit me ne, sepse nuk më kishte shkuar ndonjëherë në mend që ai të largohej. Nuk ka pasur fare lidhje pazaresh, siç flitet.
Suksesi ndaj Skënderbeut: Më ka shijuar shumë, sepse me presidentin e Korçës, kur kemi ndeshje, ndihem i qetë. Ka munguar kohët e fundit, sepse jemi mësuar të bëjmë disa replika brenda futbollit. I ka lezet kur rri në stadium, sepse ka dalë shumë herë kampion. Jemi miq, por edhe konkurrentë. Futbolli bën miq, jo armiq. Uroj që Takaj të kalojë këto probleme që ka pasur. Dua që të mos ketë asnjë dënim Skënderbeu dhe asnjë ekip shqiptar. Skënderbeu dhe Kukësi, ndoshta para ca vitesh kanë qenë ekipe të tjera, por tani këto dyja i kanë dhënë tonin kampionatit.
Trajnerët: Unë shoh bilancin në fund dhe shoh që kemi dalë mirë. Edhe pse kemi hequr trajnerë e kemi marrë të rinj, edhe pa eksperiencë fare. Jemi lodhur, jemi stresuar pak, por në fund kemi dalë mirë. Kolegët e mi thoshin si e ke marrë këtë person trajner, kur ai nuk ka asnjë punë në CV, por në fund ai mori Kupën te Kukësi. Edhe Nesti mori titullin. Mua më vjen shumë mirë që Shkëmbi, dhe Shehi po ecin me ekipet e tyre. Pakult? Me paratë e Gurit, morëm 14 lojtarë, që i donte Pakulti. Ia plotësova të gjitha kërkesat. Nuk i marr unë lojtarët, nuk i vlerësoj unë. Ka një procedurë, i mbledh drejtori sportiv, ia kalon trajnerit. Mori 14, kur nuk duheshin më shumë se 5-6. Mori një ekip të dytë. Nuk është faji i presidentit, edhe i stafit teknik..



