Lajme

Gjilani firmos me ish-futbollistin e Kukësit

Gjilani sot ka firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit me futbollistin kuksian, Fjoart Jonuzi, i cili do të jetë pjesë e Gjilanit për edicionin e ri garues 2019/2020.

Jonuzi, i lindur në vitin 1996 në Kukës, vjen nga Laçi, ku është aktivizuar në dy edicionet e fundit.

Mesfushori më i ri i Gjilanit karrierën futbollistike e kishte filluar me skuadrën verilindore të Shqipërisë, KF Kukësi, pjesë e së cilës ishte nga viti 2013 deri në vitin 2017.

Numëron gjithsej 98 paraqitje në Superiore, duke shënuar 4 gola dhe asistuar 3 herë për gol. Në Kupën e Shqipërisë Jonuzi numëron 22 ndeshje e 4 gola. Jonuzi ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave të Shqipërisë, ku veçohen përvojat në U-21 dhe U-19.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency