Lajme

Gjilani firmos për 2 vite me ish-sulmuesin e Skënderbeut

Klub i Gjilanit zyrtarizoi këtë të të enjte marrëveshjen me futbollistin 25-vjeçar nga Prishtina, Shend Kelmendi.

Kelmendi, i cili rolin e tij në fushë e ka si sulmues, në edicionin e fundit ka luajtur për skuadrën e Flamurtarit, ku ka zhvilluar 24 takime, duke realizuar 10 gola dhe dhuruar një asist.

Futbollisti ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Gjilanin. Gjatë sezonit 2017-2018 Kelmendi ka qenë pjesë e Skënderbeut në Superiore. Me ekipin korçar është aktivizuar në 5 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës dhe ka shënuar 3 gola.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency