Gjilani nuk përfiton nga frenimi i Ballkanit, “paqe” mes Prishtinës dhe Drenicës
Gjilani bie në Klinë përballë Dukagjinit, ndërsa u mbyll pa fitues takimi Prishtina-Drenica në javën e 30-të në BKT Superligën e Kosovës.
Dukagjini iu fal dy golave të Altin Merlakut në pjesën e parë për të thyer 2-0 Gjilanin e Ismet Munishit, duke marrë tre pikë të arta për mbijetesën.
“Skifterat” mbetën 9 pikë larg Ballkanit të vendit të parë, duke ndarë vendin e dytë me Dritën. 1-1 përfundoi takimi Prishtina-Drenica, skuadra që nuk e kanë siguruar akoma qëndrimin në elitën e futbollit dardan.
Emocione në fundin e pjesës së parë. Leotrim Kryeziu kaloi bardhekaltrit në avantazh, por kuqezinjtë nga Drenica barazuan me anë të Osman Meziu.




