Lajme

Gjilani stërvitje me ngarkesë, të martën miqësorja me Trepçën ‘89

Ekipi i Gjilanit po vijon përgatitjet e janarit në Shqipëri. Skuadra po vijon me ritëm të lartë punën, ku gjithçka po shkon rreth planit të paraparë nga shtabi teknik i skuadrës.

Edhe ditën e sotme Gjilani po vazhdon me dy seanca stërvitore.Stërvitja e sotme e paradites zgjati rreth dy orë, ku pas ushtrimeve fizike ekipi vijoi gjithashtu me ushtrime taktiko-teknike dhe lojë me top, të cilat u drejtuan nga trajneri Pajaziti.

Gjendja e futbollistëve është mjaftë e mirë, gjithashtu edhe harmonia brenda ekipit dhe atmosfera është mjaftë pozitive. Vihet re dëshira dhe motivi i tyre për punë gjatë kësaj kohe.

Të martën do të zhvillohet ndeshja kontrolluese kundër ekipit nga Mitrovica, Trepça 89′, që fillon nga ora 14:00 dhe zhvillohet në kompleksin “Tropical” në Durrës.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency