Gjoba për të tërë në Superiore, Partizani e Teuta me avazin e vjetër
Komsioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit “e lëshon dorën” për rastet e relatuara në përfundim të javës së tretë. Kupësi, Vllaznia dhe Tirana gjobiten me shumë e majme 50 mijë lekë për sjelljen e gabuar të tifozëve, ndërkohë që ka paralajmërin për Erzenin. Me të njëjtën shumë gjobiten Partizani dhe Teuta, që siç vepruan sezonin e kaluar nuk pranojnë të vendosin në mëngën e djathtë të fanellës logon e sponsorit.
Vendimet e Disiplinës:
- KF Partizani, për mosrespektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- KF Erzeni, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
- KF Teuta, përmos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- FK Kukesi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Gramshi, Ledio Koci, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.



