Gjoka dhe Bejtullai: E njohim kundërshtarin, besojmë te kualifikimi
Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Ernest Gjoka, dhe kapiteni Bejtullai u shfaqën plot optimizëm në konferencën për shtyp para mediave azere në prag të ndeshjes me Sumgayit FC.

Goka: Mendoj që do të jetë një ndeshje e denjë për dy ekipet. Sigurisht që ne kemi objektivat tona. E para, të jemi të kujdesshëm dhe e dyta që të arrijmë të shënojmë për të ecur përpara.
Egzon Bejtullai: Kemi ardhur për të treguar se jemi ekip më cilësor dhe për kualifikimin. Mendoj se ekipi kundërshtar ka cilësitë e veta, mirëpo vlerësoj se jemi më cilësorë dhe besoj shumë te shokët e mi. Mendoj se do të dalim me rezultat pozitiv.

Gjoka u shpreh se ja njohuri të mjaftueshmë për ekipin kundrështar, ndërsa Bejtullai beson te kualifikimi, pavarësisht se kundërshtari favorizohet nga fusha.
Ernest Gjoka: E njohim mirë skuadrën kundërshtare. Sigurisht se Sumgayit ka ndryshuar lojtarë. Kemi parë ndeshjen hapëse të kampionatit dhe kemi arritur të njohim deri diku edhe lojtarët. Sigurisht që në ndeshjen e nesërme mund të jetë edhe ndonjë blerje e re që nuk luajti në ndeshjen e parë të kampionatit, por mendoj se edhe ne e njohim pikat e forta dobëta të kundërshtarit.
Egzon Bejtullai: Është e qartë se vendasit kanë përparësinë e terrenit, por Shkëndija ka treguar edhe më herët se di të luajë edhe në fushë kundërshtare. Natyrisht duhet të bëjmë ndeshje të mençur dhe mendoj se nëse do të jemi në nivelin tone, do të kualifikohemi në raundin e ardhshëm.



