Kategoria Superiore

Gjoka përcjell optimizëm: Do të shihni një Kamëz tjetër

Fati është treguar ironik me trajnerin kryeqytetas, Ernest Gjoka. Debutimin në krye të Kamzës në Kategorinë Superiore do ta bëjë ndaj ish-skuadrës së tij, Kukësit, me të cilën ka fituar trofeun e rëndësishëm të karrierës, titullin kampion.

Emocionet si ish: Çdo ndeshje ka vështirësinë e saj, kështu që përballemi me Kukësin, një ekip që ka pretendime, një ekip që për mua është një emocion, sepse kemi arritur të bëjmë shumë gjëra bashkë. Gjithsesi ky është futbolli dhe do përballesh me të gjithë. Kamza ka cilësi, ka lojtarë me shumë eksperiencë dhe është shumë e rëndësishme që në kampionatin shqiptar të kesh lojtar me eksperiencë. Kjo ka qenë një nga arsyet pse e mora drejtimin e ekipit. Do ta shkoni skuadrën ashtu siç e kemi menduar që nga dita që unë jam këtu. Jam mundur të bëjmë diçka ndryshe dhe të japim idenë që na duhet për vazhdimësinë.

Pozicioni i Plakut: Sebino mendoj se është një lojtar që me eksperiencën që ka duhet t`i marrim maksimumin. Ka një eksperiencë shumë të madhe si brenda dhe jashtë vendit. Pozicioni i tij më i mirë është ajo e sulmuesit të dytë, do të mundohemi që dhe nesër ai të jetë në atë pozicion që do ndihmojë skuadrën sa më shumë.

Mungesa e Avdylit: E ngushëllojmë për atë që i ka ndodhur, sepse është një fatkeqësi shumë e madhe. Ne jemi pranë tij. Portieri është kryesor, por kështu është futbolli, kur të ndodhin të tilla probleme natyrisht do bëjmë dhe ndryshime. Portieri tjetër ka cilësi, ka eksperiencën e duhur, por e vetmja gjë është që ka qenë larg portës. Avdyli ka qenë më pranë portës, por besoj se do të dalim mirë.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency