Kategoria Superiore

Gjoka: Rëndësi kanë pikët, Pejiç nuk vjen te Vllaznia

Loja që zhvilloi Vllaznia ndaj Luftëtarit nuk ishte nga më mirat por Ernest Gjokës më shumë sesa paraqitja e skuadrës në fushë e kënaqin pikët pasi sipas trajnerit të kuqebluve, për të bërë lojra të mira duhet kohë.

“ Ishtë një fitore e rëndësishme që do të na shërbejë për moralin, që skuadra të arrijë formën e saj më të mirë duhet kohë por në këto momente na interesojnë pikët dhe me këtë fitore i jemi larguar disi fundit”.

Në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, Gjoka përjashtoi mundësinë që Pero Pejic të bëhet pjesë e Vllaznisë në merkaton e janarit.

“Për Pero Pejic është kënaqësi për çdo trajner ta ketë në skuadër. Po ai për momentin është nën kontratë, unë jam në kontakte të vazhdueshme me të dhe Pero është i lumtur në Kroaci. Për momentin është e pamundur që ai të vijë në kampionatin shqiptar”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency