Lajme

Gjoni: Ta nisim me trofe, nuk i trembemi Skënderbeut

Me profesion është mbrojtës. Në sezonin e fundit ishte një prej pikave më të forta të Laçit, por përpara finales me Skënderbeun, Eglentin Gjoni del nga roli dhe hidhet në sulm. 25-vjeçari kërkon të fitojë trofeun e dytë me fanellën e Laçit, që për koincidencë është Superkupa e Shqipërisë.

Jemi totalisht gati. Shpresojn ta nisim me trofe.

Gjoni nuk i trembet një rivali me emër dhe lojtarë cilësorë si Skënderbeu. Përkundrazi, ai premton luftë.

Jo Skënderbeun, por asnjë ekip tjetër nuk e kemi frikë. Do të luftojmë drejt objektivit.

Gjoni e ka të qartë se triumfi në Superkupë nuk do të shërbente vetëm për lavdi, por edhe për vazhdimësinë e skuadrës në sezonin e ri, për të synuar që të bëjnë më mirë se edicionin e kaluar.

Nisja e sezonit me trofe krijon besim te lojtarët, te stafi, tek të gjithë ne.

I mësuar gjithmonë të dalë në ndihmë të sulmit, shtatlarti Gjoni është një prej lojtarëve që mund të vendosë ndeshjen në episode të caktuara. Goli në finale do të ishte i mirëpritur, edhe pse prioritet për mbrojtësin ka skuadra.

Nuk është e rëndësishme kush shënon, por të fitojë ekipi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency