Itali

“Gjueti” në inferiore, Milan synon sulmuesin kilian

Drejtuesit e Milan vijojnë të jenë mjaft të vëmendshëm për të përfituar nga lojtarët “loë cost” në merkato. Sipas Estadio Deportivo i fundit që ka përfunduar nën shënjestrën e italianëve është sulmuesi i Blackburn Rovers në Championship, Ben Brereton Diaz.

Kiliani është në vitin e fundit të kontratës me anglezët dhe në verë mund të largohet me parametër zero. Shtatë gola në 14 ndeshje të këtij sezoni, bëjnë që 23-vjeçari të jetë një objektiv i Milanit duke qenë se në sezonin e ardhshëm pritet që Giroud dhe Ibrahimovic të përfundojnë jashtë projektit për arsye të moshës.

Gjithsesi në garë për shërbimet e Diaz nuk është vetëm Milan, por edhe klube si Everton e Fulham në Premier League si dhe Villareal e Celta Vigo në elitën spanjolle. Megjithatë, kuqezinjtë mund të shfrytëzojnë prestigjin e tyre në këtë mes dhe të bindin Diaz të zgjedhë Milanon si aventurën e radhës.

Diaz në vitin e kaluar fitoi edhe ftesën e kombëtares së Kilit teksa debutoi në qershorin e kaluar dhe prej atij momenti, me amerikano-latinët ka regjistruar 14 prezenca duke shënuar edhe katër gola.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency