Bundesliga

Gjykon një femër, Schalke mposht Mainzin

Schalke 04 ka triumfuar 2-0 ndaj Mainzit, në ndeshjen e parë të javës së 9 të Bundesligës. Takimi i luajtur në ‘Veltins Arena’, pati veçori faktin që u gjykua nga një arbitre femër, pikërisht Bibiana Steinhaus. 38 vjeçarja debutoi në shtator të këtij viti, duke u bërë e para gjyqtare femër, që gjykon në Bundesligë.

Sa i përket takimit, Schalke gjeti avantazhin që në minutën e 13, me anë të sulmuesit të kombëtares gjermane Goretzka, ndërsa dyfishoi shifrat me Burgstaller, 15 minuta nga fundi i ndeshjes.

Renditja në Bundesligë kryesohet nga Borusia Dortmund, e ndjekur nga Bayern Munchen dhe Hoffenhaim. Pas kësaj fitoreje, Schalke ngjitet në vendin e 4-t me 16 pikë, ndërsa Mainz mbetet në vendin e 10.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency