Nations League

Gjyqtarë rusë për takimin e “Loro Boriçit” me Skocinë

UEFA ka zyrtarizuar gjyqtarin që do të vendosë drejtësi në ndeshjen Shqipëri-Skoci, që do të zhvillohet të shtunë në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

“Bilbili” kryesor do të jetë Vladislav Bezborodov, ndërsa asistentët e tij do të jenë Valeri Danchenko dhe Maksim Gavrilin. Pas portave, do të rreshtohen Aleksei Eskov dhe Sergei Ivanov, ndërsa gjyqtar i katërt, Aleksei Lunev. E gjithë kjo trupë arbitrash është nga Rusia.

Kjo do të jetë hera e parë që ky arbitër do të drejtojë Shqipërinë, ndërsa është një emër i njohur në arenën ndërkombëtare, ku arbitron pothuajse gjithmonë në Europa League. E fundit ishte edhe ajo mes Lacios dhe Marsejës, të përfunduar në shifrat 2-1 për ekipin e Strakoshës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency