Bundesliga

Gladbachu dhe Stuttgarti ndajnë pikët

Borussia e Monchengladbachut barazoi 1-1 në takimin me Stuttgartin. Skuadra mike shënoi e para me anë të grekut Mavropanos në minutën e 15-të, megjithatë, më pas frenat e lojës i mori në dorë Monchengladbachu, që ishte absolut me 31 mundësi për të shënuar, por vetëm një prej tyre përfundoi në rrjetën e portierit të Stuttgarti. Hofmann shënoi golin e barazimit 2 minuta para fundit të pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë, pavarësisht insistimit të vendasve, rezultati mbeti i pandryshuar, me Gladbachun që shkon në kuotën e 11 pikëve, ndërsa Stuttgarti renditet i 12-ti me 9 pikë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency