Merkato

Gladbachu nuk kënaqet me 25 milionë euro për Thorgan Hazard

Eden Hazard është gjithmonë në qendër të zërave të merkatos, por duket se edhe vëllai i tij nuk ngelet pas. Thorgan Hazard po bën gjithnjë e më mirë në Bundesligë me Borussia M’Gladbach, ku këtë sezon deri tani në 12 ndeshje ka shënuar 10 gola e ka dhuruar 4 asiste. Shifra impresionuese këto që kanë vënë sërish në lëvizje klubet më të interesuara për të, Romën, Interin dhe Tottenhamin. Sulmuesi 25-vjeçar ka një kontratë deri në vitin 2020 me klubin gjerman dhe vlera e tij të paktën ka arritur në 25 milionë euro, shifra që nuk po mjaftojnë për të bindur drejtuesit që ta lënë të lirë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency