Kombëtare

Gliha: Mëkat, humbëm shumë raste. Ndaj Greqisë me të njëjtin mentalitet

Primoz Gliha debutoi me humbje te Kosova, që u mposht 0-2 në miqësoren e përfunduar pak çaste më parë me Jordaninë. Trajneri slloven foli pas ndeshjes për Supersport, duke “qarë” rastet e shumta të humbura.

Sigurisht që jam i zhgënjyer, pasi krijuam shumë raste për gol. Ndryshimi taktik në pjesën e dytë? Gjëja më e rëndësishme në futboll është të krijosh raste. Kishim nevojë për një karakter të ndryshëm, ekipi kishte nevojë për tjetër energji.

Si do e motivoj ekipin për ndeshjen e radhës? Krijuam shumë raste, por nuk patëm fat. Ky është futbolli, ndoshta do kemi fat në ndeshjen e radhës.

Nëse krijon raste, atëherë ke luajtur mirë. Unë duhet të flas me ekipin, do të gjejmë një zgjidhje në lidhje me rastet e humbura. Do luajmë në Greqi me të njëjtin mentalitet.

Shala luajti mirë, ka eksperiencë, por nuk ka luajtur prej një kohe të gjatë. Më duhet eksperienca e tij edhe në ndeshjen e radhës. E lashë të luante 90 minuta, pasi më duhet ky lojtar edhe në Greqi”, përfundoi trajneri slloven i Kosovës.

Dardanët zbresin sërish në fushë të shtunën (14 nëntor, 20:45). Skuadra e Gliha do të luajë ndaj Greqisë në Selanik, sfida e fundit e eliminatoreve të Botërorit Katar 2022 në grupin B, aty ku Kosova ndan vendin e fundit bashkë me Gjeorgjinë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency