“Globe Soccer Awards”, Reali fiton gjihçka (fotot)
Bota e futbollit u mblodh në Dubai, për të nderuar fituesit e çmimeve të edicionit të tetë të “Globe Soccer Aëards”, i organizuar në resortin Madinaçt Jumeirah. Nuk mund të mungonte fituesi i Topit të Artë Cristiano Ronaldo, që u shpall futbollisti më i mirë, ndërsa Reali i Madridit klubi më i mirë. Çmimi i trajnerit më të mirë nuk mund të shkonte veçse për Zinedine Zidane. La Liga u shpall kampionati më i mirë, ndërsa Jorge Mendez mposhti Mino Raiolën si menaxheri më i mirë. Çmimin e karrierës e morën Marcello Lippi, Carles Puyol dhe Francesco Totti. Arbitri më i mirë u shpall Felix Brych, që drejtoi finalen e Championsit mes Realit të Madridit dhe Juventusit.











