Godet Atalanta, siguron shërbimet e sulmuesit kolumbian
Atalanta vazhdon punën për përforcimin e skuadrës në kuadër të pjesëmarrjes në Champions League. Drejtuesit e klubit arritën marrëveshjen me Sevillan për Luis Muriel, i cili sezonin e kaluar luajti i huazuar te Fiorentina, ku u aktivizua 19 herë dhe shënoi 6 gola. Për transferimin e 28-vjeçarit nën urdhrat e Gasperinit, drejtuesit e klubit italian do të derdhin në arkat e Sevillas shumën e 15 milionë eurove. Kolumbiani para se të vihet në dispozicion të skuadrës, më parë duhet të rikuperohet, pasi ka pësuar një dëmtim gjatë sfidës me Argjentinën në Kupën e Amerikës.



