Merkato

Godet Kukësi, huazon nga Osijeku sulmuesin nga Kosova

Klubi i Kukësit njofton arritjen e marrëveshjes me ekipin kroat të Osijek për futbollistin Mirlind Daku. Shtatlarti vjen në formë huazimi te skuadra verilindore, me të drejtë blerjen e kartonit të tij.

21-vjeçari, i cili mbron ngjyrat e “Dardanëve” U-21, ka luajtur me skuadrën e Hajvalisë dhe Llapit në Kosovë.

Gjithashtu, Daku është aktivizuar në shtatë ndeshje me Kosovën U-21,  ku është dhe autor i dy golave.

Futbollisti i datëlindjes 1998, luan si sulmues qendre dhe sezonin e shkuar u aktivizua 15 herë për Osijekun në Kroaci, duke shënuar dy gola.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency