Kategoria Superiore

Godet Partizani, zyrtarizon afrimin e mesfushorit Rron Broja

Partizani zyrtarizoi sot marrëveshjen me Rron Brojan. Mesfushori i talentuar do të jetë pjesë e skuadrës për dy vitet e ardhshme, pasi ka nënshkruar sot kontratën me kampionët e Shqipërisë. 23-vjeçari nga Kosova vishet i kuq, pas eksperiencës pozitive te FC Shkupi.

Njëkohësisht Broja ka luajtur me skuadra si Gent II, SK Deinze në Belgjikë dhe Trepça ’89. Gjithashtu ka qenë pjesë edhe e ekipeve kombëtare U-21 të Shqipërisë dhe Kosovës.

Mesfushori i talentuar do t’u bashkohet të kuqve menjëherë pas mbërritjes së ekipit në kryeqytet.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency