Godin njofton konferencë për shtyp, pritet të zbulojë destinacionin e ri
Diego Godin do të dalë nesër në orën 13:00 në një konferencë për shtyp në stadiumin e Atleticos së Madridit, “Wanda Metropolitana”, ku pritet të njoftojë lamtumirën e tij nga “Los Colchoneros”.
Qendërmbrojtësi 33-vjeçar, i cili luan që prej vitit 2010 me Atleticon, ka një kontratë me spanjollët deri në fund të këtij sezoni dhe nuk ka preferuar të rinovojë për më gjatë, pasi ka vendosur të largohet.
Destinacioni i ardhshëm i uruguaianit do të jetë Interi, teksa sipas mediave spanjolle, Godin ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me zikaltrit, me një pagë prej rreth 6.5 milionë eurosh neto në sezon.



