Featured

Goditet me gurë autobuzi i skuadrës italiane, shoferi shpëton lojtarët

Tifozët në shumë raste mund të kthehen edhe në protagonistë negative në stadium, por edhe jashtë impianteve. Kështu, ka ndodhur edhe me tifozët e Perugia, të cilët kanë sulmuar autobuzin e kundërshtarëve të Beneventos.

Teksa ekipi i Beneventos mbërriti në qytet, tifozët kanë goditur me gurë autobuzin duke e dëmtuar në pjesën e përparme. Për fat të mirë, shoferi i autobuzit ia doli të ruante kontrollin dhe doli nga situata e vështirë.

Sakaq, paniku “mbërthue” lojtarët e Beneventos të cilët u ndjenë të kërcënuar edhe pse bëhej fjalë për thjesht një ndeshje futbolli. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet në kërkim të autorëve ndërsa sigurisht është një gjest për t’u dënuar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency