Goditja-akrep, goli i pabesueshëm vjen nga Australia (Video)
Në kampionatin australian, në sfidën mes Newcastle Jets dhe Melbourne City-t, i vlefshëm për gjysmëfinalet e play off-it, u shënua një gol i pabesueshëm, që mund të konkurrojë edhe për finalizimin më të bukur të vitit. Skuadra vendase, ndodhej në disavantazh 0-1, kur në minutën e 57-të, McGree, pas një kombinimi të bukur me Vargas, e dërgoi topin në rrjetë me një goditje-akrep, duke lënë të palëvizur portierin e Melbrourne City-t. Festa e Jets ishte e çmendur, aq më tepër që ky gol u pasua nga një tjetër finalizim, që u dha kualifikimin për në finale.



