Goditja e Frashërit në fushë, Komisioni i Garave i jep ndeshjen në tavolinë Ballkanit
Java e kaluar futbollistike në Kosovë u njollos nga një episod tejet i shëmtuar që ndodhi në ndeshjen mes Gjilanit dhe Ballkanit. Në minutën e 94, pasi barazoi ndeshjen Gjilani, tifozët e këtyre të fundit u futën në fushë teksa goditën në kokë portierin Stivi Frashëri.
Goditje të forta për ish-gardianin e Tiranës e Teutës në Superiore, i cili u detyrua të shkonte me urgjencë në spital, ndërsa për fat të mirë gjendja e tij është optimale. Ndërkohë, Komisioni i Garave në Kosovë ka marrë edhe një vendim lidhur me këtë sfidë, duke vendosur që Ballkani të fitojë në tavolinë me rezultatin 3-0.
Në këtë formë, ekipi i drejtuar nga trajneri Ilir Daja merr tre pikët e plota dhe hedh një hap drejt titullit pasi tashmë është pesë pikë më shumë se Drita e vendit të dytë dhe ka gjithashtu një ndeshje më shumë për të luajtur.



