Premier League

Goditja e gjashtë në merkato, Conte: Nuk ishte vendimi im!

Tottenham është një nga klubet angleze më aktive në merkato. Londinezët nuk kanë shitur asnjë nga yjet e ekipit, ndërkohë që Antonio Contes i kanë ardhur gjashtë afrime të reja.

Ivan Perisic, Richarlison, Yves Bissouma, Fraser Forster, Clement Lenglet dhe Djed Spence kanë zbarkuar nën urdhrat e trajnerit italian. Ky i fundit erdhi nga Middlesbrough për 20 milionë paund.

21-vjeçari anglez luan si anësor i djathtë dhe ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me Spurs. Një investim për të ardhmen, ndërkohë që Conte ka deklaruar se nuk ishte vendimi i tij për të firmosur me Spence.

Ai është një investim i klubit, klubi donte ta blinte dhe ashtu ndodhi. Unë thashë: ‘Ok, ky është lojtar i ri, por e ka treguar se mund të bëhet lojtar i rëndësishëm për ne’.”

Mediet angleze raportojnë se Spence është një “bast” i Fabio Paraticit. Drejtori sportiv i Tottenhamit mbeti i mrekulluar nga performancat e lojtarit të Anglisë U21 me Nottingham Forest.

21-vjeçari ishte i huazuar nga Middlesbrough te Nottingham, dhe ia doli të jepte një kontribut të madh për rikthimin e klubit të njohur anglez në Premier League pas plot 23 vitesh.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency